back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeRrahje masive në një shkollë në Istog (Pamjet)

Rrahje masive në një shkollë në Istog (Pamjet)

Të ngjajshme

Dy sulme ndaj policëve në Pejë brenda më pak se një ore

Brenda një dite në qytetin e Pejës janë regjistruar...

Trumpi sanksionon dy prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të mërkurën sanksione...

Lajm i shumëpritur për Dukagjinin, nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë...

Të premten e kaluar në pushimin ndërmjet orës së pestë dhe gjashtë, 7 nxënës janë rrahur mes vete në korridorin e gjimnazit “Haxhi Zeka”, në Istog.

Sipas drejtorit të shkollës, Ibrahim Bytyçit, motivi i rrahjes, është një mosmarrëveshje ndërmjet nxënësve të klasave të ndryshme të 11-ta.

Por, drejtori i gjimnazit thotë se në kamerat e sigurisë së shkollës, shihet se si mësimdhënësi i Sociologjisë, Arlind Bajra, i cili ka pasur mësim me klasën 11/3 e ka ditur për konfliktin ndërmjet nxënësve dhe nuk ka intervenuar, raporton KTV.

Në pamje shihet se si ky mësimdhënës, nga klasa ku ka dhënë mësim, 2 herë del prej aty dhe shkon në klasën 11/1.

Dhe, kur ka përfunduar ora, ai ka dalë prej klasës dhe menjëherë nxënësit janë rrahur mes vete.

Sipas Bytyçit, mësimdhënësi i Sociologjisë, edhe në mbledhjen e prindërve që u mbajt të hënën për këtë rast, e ka sharë dhe ofenduar atë.

Dy nxënësve të klasës 11/3, drejtoria e shkollës ua ka thyer notën e sjelljes, si masë ndëshkuese për rrahjen.

Ndërsa, 5 nxënësit e klasës 11/1, që po vlerësohen si iniciues të rrahjes, janë suspenduar për një javë nga mësimi.

Dy nxënësit e klasës 11/3 thonë se ata nuk ishin iniciuesit e rrahjes dhe sipas tyre, mësimdhënësi këtu nuk ka faj pasi ai është munduar ta zgjidhë këtë problem.

Drejtori i kësaj shkolle thotë se do të paraqesë një raport ankues për mësimdhënësin e Sociologjisë, në Drejtorinë e Arsimit të Istogut për shkak të akuzave ia ka bërë para prindërve.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë me mësimdhënësin e Sociologjisë, por ai gjatë ditës nuk ishte në shkollë. Gjatë ditës, po ashtu telefoni i tij nuk ishte i qasshëm, dhe nuk u është përgjigjur mesazheve të dërguara.

Rrahja nuk është paraqitur në Polici dhe në drejtorinë e Arsimit të Istogut, pasi kështu është vendosur në mbledhjen e prindërve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz