back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDëshmia e New York Times: Nëna vajton djalin e vrarë nga forcat...

Dëshmia e New York Times: Nëna vajton djalin e vrarë nga forcat serbe më 1998 në Krajkovë të Drenasit

Të ngjajshme

Aktorja shqiptare kandidon për kryetare te komunës në Shqipëri

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë...

Ky është rekordi i ri që Harry Kane vendosi me Bayern Munchen

Harry Kane vazhdon të jetë i pandalshëm në këtë...

Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen është duke...

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Hasime Elshani nga fshati Krajkovë e Drenasit, është gruaja që shihet duke vajtuar rëndë para trupit të djalit të saj të pajetë, Shemsiut 11 vjeç, i cili ishte vrarë më 24 tetor të 1998 nga një snjaperist serb.

Në përshkrimin e momentit të rëndë për Kronikë Lufte në Kosovë, siç shkruan një nga raportuesit, Shemsi Elshani ishte vrarë ndërsa po priste dru bashkë me babain e tij Rashitin.

Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.

“Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vrarë”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin, transmeton Klan Kosova.

Ofshamat dhe bërtimat e kësaj nëne nga Drenica, ishin kapur si një moment tejet i vështirë i asaj cfarë po përjetonin shqiptarët kosovarë si pasojë e krimeve që po kryheshin nga forcat serbe.

Fotografia fillimisht ishte shkrepur për New York Times, nga Cecilia Bohan dhe Jessie Witt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz