BallinaLajmeRrahje dhe tentim vrasje në Mitrovicë, këta janë 2 personat e përfshirë

Rrahje dhe tentim vrasje në Mitrovicë, këta janë 2 personat e përfshirë

Të ngjajshme

Muriqi: Respekt për Turqinë, por ne e duam Botërorin

Vedat Muriqi ka dalë në konferencë për shtyp para...

Miratohet në Qeveri, Shpëtim Dobra- drejtuesi i ri i bordit të Trepça Sh.A

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ,...

Për një javë, Policia në Pejë sekuestron 20 motoçikleta e shqipton mbi 50 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë implementimit të...

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

Një rrahje mes dy palëve në Mitrovicë për pak sa nuk ka përfunduar në vrasje, shkruan Gazeta Metro.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë. Pasi u përleshën fizikisht, njëri nga personat gjuajti me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Burimet e Gazetës Metro brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur që dy prej personave të përfshirë në këtë incident janë Lavdim Shosholli dhe Liridon Abazi.

Policia i ka thënë Metros që në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë hapur zjarr me një armë EKOL, që gjithashtu është konfiskuar bashkë me dy gëzhoja, një karikator dhe një fishek 9 milimetërsh.

Një nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që kishte pësuar gjatë rrahjes, kurse të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz