Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë prezantuar gjetjet e raportit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Gërvalla bëri të ditur se më 26 tetor, një ditë pas vrasjes së Zekajt, kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga dy ministritë që, brenda kompetencave të tyre, të përgatisnin një raport të detajuar për rastin.
Ajo njoftoi se raporti i është dorëzuar kryeministrit më 29 tetor, duke theksuar se dokumenti analizon veprimet dhe mosveprimet institucionale, nga raportimi i parë i Arlindës deri në vrasjen e saj.
Sipas Gërvallës, raporti nuk është ende plotësisht i përfunduar, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet e detajuara dhe dokumentacionin shtesë nga institucionet përkatëse.

Lexo edheMe një komplet vezë, disa protestues arrijnë para qeverisë
Megjithatë, ajo tha se gjetjet e deritanishme nxjerrin në pah mangësi serioze dhe vonesa në trajtimin e rastit.
“Konstatimi më shqetësues është se kjo vrasje nuk ndodhi pa paralajmërim”, u shpreh Gërvalla.
“Raporti mbështetet nga dokumentacioni, analizon veprimet dhe mosveprimet nga raportimi i parë i Arlindës deri tek vrasja e saj. Raporti është pejsërisht i plotë, sepse zyra e koordinatores s’ka marrë përgjigjje të detajuar. Presim ende dokumentacion dhe sqarime shtesë. Por raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Konstatimi më shqetësues, se ajo nuk u vra pa paralajmërim. Arlinda raportoi dhunën fizike e psikologjike. Ajo raportoi kercënimet dhe informoi policinë që bashkëshorti posedoi armë”, tha Gervalla./Indeksonline/












