BallinaLajmeKadri Veseli: U vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Kadri Veseli: U vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Të ngjajshme

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se herët apo vonë, drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes do të vije.

“Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetëra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë”, shkruan Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz