Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRohde paralajmëron: Zgjidhni ngërçin, përndryshe relevanca e Kosovës do të zbehet

Rohde paralajmëron: Zgjidhni ngërçin, përndryshe relevanca e Kosovës do të zbehet

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike kosovare, duke thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie tërësisht mbi politikanët, jo mbi Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë në TV Dukagjini, Rohde shprehu shqetësimin e tij për bllokimin e vazhdueshëm të proceseve politike dhe ndikimin negativ në reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori gjerman paralajmëroi se nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt, Kosova rrezikon të humbasë rëndësinë e saj ndërkombëtare.

“Nuk jam në një pozitë që të vlerësoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja qartazi ka thënë se iu takon politikanëve që ta zgjidhin problemin. Mua më duket që në anën politike, shpresojnë që referi i madh do të gjetë gjykata, por Kushtetuesja nuk mund ta bëjë punën e politikanëve. Zgjidhja duhet të bëhet shpejt, përndryshe e dini, kur kolegu im francez e kishte ditën ndërkombëtare, ai gjithashtu bëri thirrje për një kompromis për ta zgjidhur këtë ngërç politik.

Nëse asgjë nuk ndodh, Kosova po e humb anijen, sepse relevanca e Kosovës do të zbehet. Nëse nuk e keni një qeveri vendimmarrëse, si mund të jeni të rëndësishme. Puna është shqetësuese…shpresoj që së shpejti Kosova do të na jap lajme të mira dhe jo si deri më tani.

Më duket mua që askush deri më tani nuk po përpiqet që të bëj një hap para, për vendi, për popullatën, por gjithashtu edhe për reputacionin ndërkombëtar. Kosova duhet të ece përpara”, ka thënë Rohde.

- Advertisement -

Të Fundit