Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda për dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor.
Rikthimi i kapitenit dhe zëvendësimi në portë
Risia më e madhe në listë është rikthimi i mbrojtësit qendror dhe kapitenit, Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit të “Dardanëve” shkaku i një lëndimi, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, ndryshim ka edhe në repartin e portierëve. Për shkak të suspendimit të Aro Muriqit, Foda ka ftuar portierin e Dritës, Faton Maloku, i cili do ta zëvendësojë atë në këtë grumbullim.
Kalendari i nëntorit
Kosova fillimisht do të luajë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, dhe më pas do të presë Zvicrën më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të dyja ndeshjet janë pjesë e kalendarit të muajit./lajmi.net/
