BallinaLajmeRihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

Rihapen aeroportet në Danimarkë pas pengesave nga dronë të paidentifikuar

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.

Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze.

Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës.

Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit.

Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes.

Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete.

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz