Rihanna ndau një kujtim të veçantë për të atin. Ajo theksoi se Ronald Fenty ndërroi jetë saktësisht një vit më parë në moshën 70 vjeç.
Këngëtarja ndau një foto të vjetër në Instagram, duke e nderuar atë në përvjetorin e vdekjes së tij, transmeton Indeksonline.
Ronald Fenty luftoi me probleme serioze shëndetësore në vitet e fundit, duke përfshirë kancerin e pankreasit.
Në Instastory Rihanna zgjedh një imazh nostalgjik. Në fotografi shihet duke pozuar me të atin, me sa duket gjatë një konkursi bukurie në shkollën e mesme në Barbados.
Krahas fotos, këngëtarja shkruan një mesazh të shkurtër, por domethënës. “Për një vit, ti je engjëlli im mbrojtës.”
Mesazhi po ripostohet masivisht nga fansat dhe shumë prej tyre shprehin mbështetjen e tyre në komente./Indeksonline/
