HomeLajmeSpahiu (RTK): Po ndërmerren veprimet që ekzekutimi i pagave të bëhet sa...

Spahiu (RTK): Po ndërmerren veprimet që ekzekutimi i pagave të bëhet sa më parë

Të ngjajshme

Radio Televizioni i Kosovës po vazhdon të përballet me situatë jashtëzakonisht të vështirë financiare pas ekzekutimit të dhunshëm të mjeteve përmes procedurave përmbarimore, në vlerë që tejkalon mbi 1 milion euro.

Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në likuiditetin e institucionit dhe në mundësinë e përmbushjes me kohë të obligimeve financiare, përfshirë edhe ekzekutimin e pagave.

Prandaj, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu, thotë se menaxhmenti në koordinim me Bordin e RTK-së, po i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme dhe po i shqyrton modalitetet e mundshme për gjetjen e një zgjidhjeje brenda kësaj jave, me qëllim që ekzekutimi i pagave të realizohet sa më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz