HomeLajmeCakolli: Qeveria në dorëheqje nuk ka mandat të nisë politika apo procese...

Cakolli: Qeveria në dorëheqje nuk ka mandat të nisë politika apo procese të reja legjislative

Të ngjajshme

Të pasionuar pas futbollit, tifozët e Turqisë përcjellin ekipin kombëtar drejt Kupës së Botës

Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara...

Hamza nga Vitia: Kosova nuk ka më kohë për të humbur

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar...

Parapërgatitjet për Botëror, Belgjika kalon në epërsi ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës dhe Kroacisë janë duke zhvilluar një...

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh...

Eugen Cakolli nga IKD, ka deklaruar se qeveria aktuale, e cila konsiderohet në dorëheqje, sipas Ligjit për Qeverinë nuk ka mandat të iniciojë politika të reja publike, të marrë vendime për grupe të reja punuese apo të nisë procese të reja legjislative që prodhojnë efekte përtej mandatit të saj.

Sipas tij, kufizimet ligjore për qeverinë në dorëheqje synojnë të parandalojnë situatat kur një ekzekutiv në largim përcakton prioritetet e qeverive të ardhshme.

“Sipas frymës dhe përcaktimeve të Ligjit për Qeverinë, qeveria aktuale – që konsiderohet në dorëheqje – nuk ka mandat të iniciojë politika të reja publike, as të marrë vendime për krijimin e grupeve të reja punuese, e as të nisë procese të reja legjislative që prodhojnë efekte përtej periudhës së ushtrimit të kompetencave të saj të kufizuara”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka shtuar se neni 31 i Ligjit për Qeverinë e përcakton qartë qëllimin e ligjvënësit për të kufizuar veprimet e një qeverie në largim.

“Kufizimet e vendosura për qeverinë në dorëheqje kanë për qëllim të parandalojnë pikërisht situatën kur një qeveri në largim përcakton prioritetet e qeverive që ende nuk janë formuar. Për më tepër, neni 31 i Ligjit për Qeverinë reflekton qartazi qëllimin e ligjvënësit që një qeveri në largim të mos ndërmarrë iniciativa që prodhojnë efekte politike dhe institucionale përtej mandatit të saj”, ka theksuar ai.

Cakolli ka vlerësuar se këto kufizime nuk vlejnë vetëm për miratimin formal të akteve, por përfshijnë të gjithë ciklin vendimmarrës.

Ai ka shtuar se kjo situatë bëhet edhe më problematike kur bëhet fjalë për iniciativa të reja që nuk janë të planifikuara në dokumentet vjetore të qeverisë dhe që nuk burojnë nga nevoja emergjente shtetërore.

“Kufizimet përfshijnë në thelb dhe logjikisht tërë ciklin vendimmarrës që çon te një akt i ri normativ”, ka shtuar Cakolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz