Por në këtë ditë përurimi, e veçanta e kësaj ceremonie ishte jo vetëm ngritja e dy flamujve të të dy vendeve para ndërtesës së Konsullatës apo fjalimi i mirëseardhjes së Ministres për Çështje Evropiane të Bavarisë, Beate Merk, raporton lajmi.net.
Më shumë se gjithçka tjetër, e veçantë ishte prania e Rifat Jasharit, vëllait të Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jasharit.
Edhe ai me praninë e tij nderoi këtë solemnitet, prezencën e të cilit e potencoi edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipërisë, por askush tjetër nuk do të ishte këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e bacës Rifat dhe familjes Jashari”, tha ministri Hoxhaj. “Prania e bacës Rifat i jep një kuptim tjetër kësaj konsullate”.
Përndryshe, përveç hapjes së Konsullatës së përbashkët në Mynih të Gjermanisë, janë paralajmëruar edhe hapja e të tjerave në Danimarikë dhe Turqi, kurse më herët është hapur edhe në Milano dhe Bari.