BallinaZgjedhjetRezultatet e fundit - Sa vota është Vetëvendosja para LDK-së, ku renditen...

Rezultatet e fundit – Sa vota është Vetëvendosja para LDK-së, ku renditen partitë e tjera

Të ngjajshme

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Abdixhiku nga Meja: Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e...

Emily zbulon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve të filmit

Sigurisht, Emily Blunt mund të jetë një aktore e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë publikimin e numërimit të votave.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%.

E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 për qind.

Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 për qind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz