BallinaLajme​Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi

​Homazhe për 376 viktimat e Masakrës së Mejës, Abdixhiku: Liria kërkon drejtësi

Të ngjajshme

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të Masakra e Mejës.

Me këtë rast, Abdixhiku kujtoi se 376 civilë shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë, u ndalën dhe u ndanë me forcë nga familjet e tyre, për t’u vrarë më pas nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Sipas tij, krimi nuk përfundoi me vrasjet, pasi shteti serb organizoi edhe fshehjen e trupave, të cilët u bartën rreth 280 kilometra larg, në Batajnicë, ku u varrosën në varre masive.

“Sot, mes këtyre familjeve, e kupton se koha nuk mbyll gjithçka. Ka dhimbje që mbeten, të qeta në pamje, por të pandryshuara në thelb”, u shpreh ai.

Abdixhiku theksoi se kjo ditë nuk është vetëm kujtim, por edhe reflektim për të kaluarën dhe përgjegjësinë për të mos harruar.

Ai shtoi se liria e Kosovës është e shtrenjtë dhe kërkon përgjegjësi, duke nënvizuar nevojën për drejtësi për viktimat dhe ruajtjen e kujtesës historike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz