Ish-drejtori ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge ka folur për Bild në lidhje me Michael Olisen.
Olise është duke kaluar momente fantastike te skuadra gjermane, shkruan Indeksonline
A mund të largohet mesfushori francez nga “bavarezët”?! Sipas Rummenigge nuk ka asnjë shans…!
“Në vitin 2009, patëm një ofertë të jashtëzakonshme nga Chelsea për Franck Ribery. Në atë kohë, do kishte qenë një rekord i ri botëror për transferim. Por, shkova te drejtori ynë financiar i atëhershëm, Karl Hopfner dhe Uli Hoeness. Diskutuam mbi dy orë dhe morëm vendim që s’duhej të shisnim asnjë lojtar që do të na mungonte nga një prespektivë sporitve. Dhe ky rregull është edhe sot. Për një lojtar si Olise, nuk ka asnjë çmim që mund të na bënte të trembeshim…”. u shpreh Rummenigge
Legjenda gjermane gjithashtu foli edhe fjalë shumë pozitive për futbollistin francez.
“Është lojtar i mrekullueshëm. Më pëlqen që është kaq i rezervuar dhe i turpshëm ndaj medias. Kjo është e rrallë në botën e sotme. Ai është një djalë i mirë dhe në fushë është padyshim i jashtëzakonshëm. Mënyra se si luan futboll, bën magji”, vazhdoi tutje legjenda e futbollit gjerman.
Kujtojmë që Bayern Munchen futbollistin Olise e bleu nga Crystal Palace për vetëm 51 milionë euro./Indeksonline/