Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë, ka konfirmuar zyrtarisht Real Madridi përmes një njoftimi.
Sipas komunikatës së klubit, sulmuesi francez është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin semitendinosus, një problem që mund ta mbajë larg fushave për një periudhë të caktuar kohe, në varësi të ecurisë së rikuperimit.
“Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen, pa dhënë një afat të saktë për kthimin e lojtarit në aksion./Indeksonline/