back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaSportRey Manaj përfshihet në aksident rrugor në Turqi

Rey Manaj përfshihet në aksident rrugor në Turqi

Të ngjajshme

Norvegjia, rekord medaljesh të arta në ‘Milano-Cortina 2026’

“Milano-Cortina 2026” po rezulton një edicion historik për Norvegjinë,...

Deklarata përçarëse e priftit katolik Don Shan Zefi: Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar

Të mërkurën radioja publike gjermane Deutschlandfunk publikoi një reportazh...

Maribori shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe borës...

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor në Turqi, pasi kishte lënë ambientet e klubit të tij, Sivasspor.

28-vjeçari po udhëtonte me automjetin personal kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në anë të rrugës. Sipas raportimeve të mediave turke, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa lojtari nuk ka pësuar lëndime serioze.

Manaj pritet të mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, ndërsa për ngjarjen pritet edhe një reagim zyrtar nga klubi.

Pas lajmit për aksidentin, tifozët e Sivassporit kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke i dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë sulmuesit shqiptar. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz