Koci e çon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentit: Votimi vazhdoi pas mesnatës
dp

Lexo edheHaziri: Do të jemi gardianë të ligjit për UÇK-në, protestat do të vazhdojnë

Në një video të publikuar, Koci thotë se Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.
Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.
Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit.

Lexo edheHaziri: Do të jemi gardianë të ligjit për UÇK-në, protestat do të vazhdojnë
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.
Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri./Lajmi.net/