BallinaLajmeRexhepi Selimi: Nuk do të rreshtohem krah politikës së Ibrahim Rugovës

Rexhepi Selimi: Nuk do të rreshtohem krah politikës së Ibrahim Rugovës

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi i cili sot gjatë ditës ka kundërshtuar marrëveshjen për përfshirjen e Vetëvendosjes në Listën e LDK’së në zgjedhjet e 11 qershorit, ka një histori të refuzimit të bashkëpunimit partinë e Rugovës.

Selimi, në vitin 2004 kishte braktisur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kur Ramush Haradinaj kishte pranuar që të bëhej Kryeministër i Kosovës nëpërmjet koalicionit LDK-AAK.

Atë kohë, Selimi ishte Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai kishte dhënë dorëheqje duke e quajtur të pamoralshëm rreshtimin në krah të partisë së Ibrahim Rugovës.

Në një intervistë të vitit 2005, disa muaj pas largimit nga AAK’ja, Selimi e kishte shpjeguar vendimin.

“Më lejoni ta theksoj përsëri se për mua do të ishte i pamoralshëm rreshtimi në krah të Ibrahim Rugovës. Më ka rënë rasti ta përsëris shumë herë, por për mua do të ishte shumë e pamoralshme nëse do të rreshtohesha krah një politike e cila jo vetëm që pengon formimin e shtetit, por tashmë po e rrezikon edhe qenien time dhe të qytetarëve të Kosovës”, pati thënë Selimi në një intervistë të dhënë për “Epokën e re” në 14 qershor të vitit 2005 disa muaj pas largimit nga AAK-ja.

Por, Selimi, si pjesë e Vetëvendosjes ka pranuar të bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 20014, kur LDK, AAK, Vetëvendosje dhe NISMA kishin krijuar një bllok politik duke e ia pamundësuar për disa muaj PDK’së formimin e Qeverisë. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz