BallinaLajmeRepublika Serbe do ushtri, sikur Kosova

Republika Serbe do ushtri, sikur Kosova

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

“Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë që Kosova të bëhet me ushtri, atëherë duhet që të realizohet kthimi i ushtrisë së Republikës Serbe. Forcat e armatosura të Bosnjë e Hercegovinës nuk i ndihmojnë asgjë Republikës Serbe”.

Me këtë deklaratë kryetari i RS-së, Milorad Dodik, sërish ka aktivizuar tregimin për formimin e mundshëm të forcave të armatosura që do të ishin nën komandën e Banjallukës, transmeton Koha.net.

Anëtarja e Komisionit për Mbrojtje e Siguri e Kuvendit, Dushanka Majkiq, për gazetën e Beogradit “Novosti”, ka thënë se ideja e Dodikut nuk është joreale. Ajo si parakusht për formimin e ushtrisë së RS-së përmend unitetin politik.

Predrag Qeraniq, dekan i Fakultetit për siguri në Banjallukë, ka thënë se RS mund të ketë ushtri porse, sipas tij, problem është kuti i dyfishtë i bashkësisë ndërkombëtare:

“Në njërën anë është përpjekja e Kosovës që të bëhet me ushtri e ajo nuk është me marrëveshjen në Bruksel, ndërsa në anën tjetër në marrëveshjen e Dejtonit shkruan se RS mund të ketë ushtri, porse kjo nuk lejohet. Nëse vazhdojnë presionet e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të bëhet me Ushtri, atëherë nuk shoh arsye që edhe Republika Serbe të bëhet me ushtri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz