back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeRënia në 13%, mblidhet kryesia e LDK’së

Rënia në 13%, mblidhet kryesia e LDK’së

Të ngjajshme

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u...

Sulmohet fizikisht në një pikë karburanti avokati i Ilir Metës, pëfundon në spital

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi...

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit...

Kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Express merr vesh se mbledhja do të mbahet pas pak.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz