BallinaLajmeRemi lirohet me kusht

Remi lirohet me kusht

Të ngjajshme

Një tjetër yll i Cityt i është ofruar Interit

Sipas raportimeve në Itali, mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan...

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett...

Arifi për rikthimin e Osmanit në LDK: Strategji e Abdixhikut për rritjen e votave

Ish-ambasadori, Avni Arifi, vlerëson se brenda Lidhjes Demokratike të...

Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar...

Ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës i është aprovuar kërkesa e lirimit me kusht.

“Aprovohet kërkesa për lirimin me kusht për të dënuarin Rrustem Mustafa…, (1971), lindur në Shajkovc të Podujevës. Rrustem Mustafa do të lirohet me 14 korrik 2016 dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 1 prill 2017”, thuhet mes tjerash në aktvendim e Panelit për lirim me kusht të përbërë prej Emine Kqikut – kryesuese, Sevdije Morinës dhe Muhamet Berishës, transmeton Insajderi.

Paneli vlerëson se është arritur qëllimi i dënimit duke marrë për bazë raportin përmbledhës të ekipit profesionist të Qendrës Korrektuese të bindur në risocializimin e suksesshëm, gjithashtu është marrë parasysh edhe koha e vuajtur e dënimit me shumë se 2/3 e dënimit qysh prej datës 01.12.2015, si dhe premtimi i dhënë zyrtarit të shërbimit sprovues se do të bashkëpunojë me këtë shërbim deri në skadimin e kohës së rregullt të dënimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz