Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij
me një video nga palestra.
Netanyahu postoi një video duke u stërvitur, përmes së cilës iu drejtua me një mesazh të rinjve, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe kujdesit shëndetësor.
Në të njëjtën kohë, ai zbuloi edhe zakonet e tij të të ngrënit pas stërvitjes, duke treguar se çfarë zgjedh të konsumojë pas ushtrimeve.
Disa ditë më parë, kryeministri izraelit njoftoi se i ishte nënshtruar trajtimit për një tumor malinj të prostatës.
לאחר שראש הממשלה לשעבר נפתלי בנט התייחס לגילו ומצבו הבריאותי של ראש הממשלה, בנימין נתניהו משיב בסרטון משלו
נתניהו תיעד את עצמו מתאמן בחדר הכושר, העביר מסר לצעירים, ואף חשף מה הוא אוכל לאחר האימון
📸: עמוד האינסטגרם של רה"מ נתניהו pic.twitter.com/3zKIM6CwFN
— C14 (@C14_news) May 1, 2026
Sipas mediave vendave shëndeti i kryeministrit 76-vjeçar izraelit është i mirë, teksa të gjitha analizat e gjakut dhe testet e aftësisë fizike rezultuan brenda kufijve normalë.
Ai tha se nuk e kishte ndarë me qytetarët gjendjen e tij shëndetësore që të parandalonte, sipas tij, përdorimin e informacionit për qëllime propagande nga Irani.
“Dua të ndaj me ju tre gjëra: Së pari, falë Zotit, jam i shëndetshëm. Së dyti, jam në gjendje të shkëlqyer fizike. Së treti, kisha një problem të vogël mjekësor në prostatë, i cili u trajtua plotësisht”, tha ai.
Siç shpjegoi ai, gjatë një kontrolli të planifikuar pas operacionit në dhjetor 2024, mjekët zbuluan një lezion të vogël, më pak se një centimetër, i cili u diagnostikua si një tumor malinj në një fazë shumë të hershme, pa metastaza.
Edhe pse fillimisht iu ofrua mundësia e monitorimit pa ndërhyrje të menjëhershme, kryeministri izraelit zgjodhi të vazhdonte me trajtimin. “Kur informohem në kohë për një rrezik të mundshëm, zgjedh ta trajtoj menjëherë. Kjo është e vërtetë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë personal”, tha ai.