BallinaSportTare: Për të qenë i denjë për Milanin, duhet të fitosh

Tare: Për të qenë i denjë për Milanin, duhet të fitosh

Të ngjajshme

“Dita kur mbylla marrëveshjen ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime.”

Kështu ka thënë drejtori sportiv i AC Milan, Igli Tare.

I ftuar në emisionin “Giorgia’s Secret” në DAZN, një program që eksploron anën njerëzore dhe autentike të yjeve të futbollit, Tare po ashtu vlerësoi rëndësinë e të bërit histori në këtë ekip.

“Për të qenë pjesë e AC Milan, duhet t’u rikthehesh fitoreve. Këtu duhet të lësh gjurmë” tha ai.

Duke folur për Rafael Leao-n, Tare shtoi se “ai ka një potencial të jashtëzakonshëm; siç thotë edhe Modriç, ai as nuk e kupton dot sa i fortë është”.

Së fundmi, sa i përket marrëdhënies së tij me Zlatan Ibrahimoviç, ai theksoi: “Ne jemi dy ballkanas, ia themi gjërat njëri-tjetrit troç në sy”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz