Barcelona ka marr një lajm të mirë në fazën përfundimtare të sezonit.
Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se futbollisti brazilian, Raphinha është rikthyer në stërvitje, shkruan IndeksOnline.
Tekniku gjerman theksoi se Raphinha do të ftohet për ndeshjen e nesërme ndaj Osasunës.
”Raphinha ka pasur disa ditë të vështira, dhe është e rëndësishme që ai është kthyer. Ai do të udhëtojë me ne dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një nga kapitenët tanë”, ka deklaruar Flick në konferencën për media.
Raphinha ka pothuajse një muaj pa luajtur, pasi u lëndua gjatë ndeshjes miqësore mes Brazilit dhe Francës./IndeksOnline/