Rebelët Huthi kërcënojnë: Shmangni hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, do të vazhdojmë sulmet
dp

Lexo edheDel nga shinat treni me mallra në Kroaci

Huthët kanë paralajmëruar kompanitë ajrore, kompanitë e transportit, punonjësit dhe udhëtarët që të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, duke pretenduar se ato mbeten objektiva të mundshëm të sulmeve të tyre.
Në një postim në X, zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree, tha se aeroportet saudite janë “të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme dhe mund të kthehen në skenë operacionesh të forcave tona”.
Saree sqaroi se aeroportet e Mekës dhe Medinës janë të përjashtuara nga çdo sulm. Ai shtoi se Arabia Saudite do të mbajë përgjegjësi për pasojat e çdo përpjekjeje të pasuksesshme për të ndalur sulmet në hyrje.

Lexo edheDel nga shinat treni me mallra në Kroaci
Zëdhënësi deklaroi gjithashtu se Huthët do ta vazhdojnë fushatën e tyre sipas parimit “aeroport për aeroport, bllokadë për bllokadë dhe përshkallëzim për përshkallëzim”, derisa të arrijnë objektivat e shpallura.