Real Madridi pranë transferimit të Yan Diomande
dp

Lexo edheFederata Turke emëron ish-gjyqtarin e Kupës së Botës, Anthony Taylor, në krye të arbitrimit

Real Madridi është shumë pranë kompletimit të një tjetër transferimi për të ardhmen.
Sipas raportimeve, klubi madrilen është afër arritjes së një marrëveshjeje me RB Leipzig për transferimin e talentit 19-vjeçar, Yan Diomande, pas negociatave që kanë zgjatur për një periudhë të gjatë, raporton IndeksOnline.
Diomande, aktualisht i është bashkuar Leipzigut në kampin përgatitor para sezonit. Ai pritet të qëndrojë me skuadrën gjermane derisa transferimi të marrë miratimin përfundimtar nga bordi drejtues i klubit.

Lexo edheFederata Turke emëron ish-gjyqtarin e Kupës së Botës, Anthony Taylor, në krye të arbitrimit
Pas ratifikimit të marrëveshjes, futbollisti do të marrë lejen për të udhëtuar drejt Madridit, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të zyrtarizohet si lojtar i ri i “Los Blancos”.