Real Madridi pranë transferimit rekord të Yan Diomande, zbulohen detajet financiare të marrëveshjes
dp

Lexo edheSalah “luan” rolin e king-ut, ia merr numrin e fanellës Ernest Muçit

Real Madridi është vetëm një hap larg finalizimit të transferimit të Yan Diomande nga RB Leipzig, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje pothuajse të plotë dhe mbeten vetëm procedurat e fundit formale.
Sipas raportimit ekskluziv të Sky Sport Germany, “Los Blancos” do të paguajnë 125 milionë euro si shumë fikse për kartonin e sulmuesit.
Marrëveshja përfshin edhe bonuse të ndryshme, me vlerën totale që pritet të arrijë në 135 milionë euro, ndërsa nëse plotësohen të gjitha bonuset më të vështira, shuma e transferimit mund të shkojë deri në 140 milionë euro.

Lexo edheSalah “luan” rolin e king-ut, ia merr numrin e fanellës Ernest Muçit
Nga ky operacion do të përfitojë edhe Leganés, i cili, sipas marrëveshjes së mëparshme, do të marrë rreth 5 për qind të fitimit nga transferimi.
Tashmë mbeten vetëm formalitetet e fundit para se marrëveshja të nënshkruhet zyrtarisht, duke i hapur rrugën një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.