Reagon Lladrovci për arrestimin e drejtorit në Drenas: E iniciova rastin për të hequr dyshimet

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Krimeve Ekonomike ka arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj.
Pas këtij arrestimi ka reaguar edhe i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci deklaroi se që nga marrja e mandatit të kryetarit të kësaj komune është zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i tij dhe se pas prinit të shqetësimeve për shfrytëzim të paautorizuar të pronave komunale, ka iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.
Lladrovci tha se edhe për rastin e Hysenaj-t, do të marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Pas njoftimit se sot, Drejtori i Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit, është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ju informoj si në vijim:
Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi.

Lexo edhePriten arrestimet e para nga Gjykata Speciale: “Muajin e ardhshëm do të arrestohen 3-4 persona”
Pas pranimit të shqetësimeve për shfrytëzim të pa autorizuar të pronave komunale, rrjedhimisht të banesave pronë të komunës, për të hequr dyshimet, kam iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.
Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt.
Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.
Po ashtu, ju siguroj qytetarë të nderuar se zbatimi i ligjit do të vazhdojë të jetë prioriteti im kryesor.














