back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasReagon komuna e Drenasit: Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është në...

Reagon komuna e Drenasit: Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është në kompetencën e Komunës

Të ngjajshme

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një...

Ka reaguar komuna e Drenasit pas ankesave të qytetarëve të saj, lidhur me vonesat  në regjistrimin e automjetëve. Ajo përmes një deklarate dërguar Drenica Press thotë se: “Pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve të Komunës së Drenasit se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është duke u kryer konform kërkesave të tyre dhe ka shumë vonesa në kryerjen e shërbimeve, ndjejmë për obligim të ju njoftojmë se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është ne kompetencën e Komunës së Drenasit, pasi që e njëjta është ne kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Komuna e Drenasit i benë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme të marrin masa që shërbimi ndaj qytetarëve ne Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Drenas të kryhet ne afat të arsyeshëm, për arsye të shmangies së pritjeve të mëdha të qytetarëve kur dihet se fluksi më i madh është tani kur edhe mërgata është ne pushime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz