BallinaLajmeReagon Isa Mustafa akuzon Arben Vitinë për rastin e Pacollit: Po bëni...

Reagon Isa Mustafa akuzon Arben Vitinë për rastin e Pacollit: Po bëni politikë, ka raste e raste që i keni lënë të shkojnë në shtëpi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Ministria e Shëndetësisë është duke u marrë me politikë në emër të koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

Mustafa ka shkruar në Facebook se paralajmërimi i MSH’së për kreun e AKR’së Behgjet Pacollin është vendim politik.

“Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur”, ka shkruar Mustafa.

Sipas kreut të LDK’së, sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që e ka arsyetuar rrëzimin e saj.

“Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz