Reagon AAK: Thirrja për pushkatimin e Haradinajt është akt kriminal – Prokuroria të veprojë urgjentisht
dp

Lexo edheÇitaku: Kushtetuta nuk mund të zbatohet vetëm kur i përshtatet një partie, Kuvendi është efektivisht i mbyllur

Xhemaili ka thënë se kjo nuk është liri e shprehjes, por fashizëm i hapur që kërkon reagim të menjëhershëm.
Ai ka theksuar se ajo që u kërkua sot në mes të Prishtinës është e njëjtë me atë që Serbia e kërkon zyrtarisht prej tri dekadash.
“Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së. Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq”, ka deklaruar Xhemaili.

Lexo edheÇitaku: Kushtetuta nuk mund të zbatohet vetëm kur i përshtatet një partie, Kuvendi është efektivisht i mbyllur
Ai ka kritikuar ashpër edhe heshtjen e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet, duke thënë se ata lejuan këtë “linçim monstruoz” pa bërë asnjë reagim.
“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për të mbjellë urrejtje dhe agjenda të Beogradit. Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht!”, ka përfunduar Xhemaili./Lajmi.net/