Është i papranueshëm sulmi mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Zubin Potok.
Kërkoj nga Policia e Kosovës që ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin sa më shpejtë para drejtësisë.
Ne jemi të përkushtuar në integrimin e plotë të komunitetit serb dhe pakicave të tjera në institucionet e Kosovës, shkruan Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. /Drenica Press/