BallinaLajmeReagimi i Hashim Thaçit pasi që sot Albin Kurti nuk i shkoi...

Reagimi i Hashim Thaçit pasi që sot Albin Kurti nuk i shkoi në zyre

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk shkoi për mandatim sot në zyrën e tij.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se një ftesë e re do t’i dërgohet sërish Kurtit, si dhe ka kërkuar  që të mos vonohet formimi i qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje, u konstituua Parlamenti i Kosovës duke zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e tij. Teksa e pashë urgjencën për të formuar qeverinë e re në përputhje me Kushtetutën, sot e ftova  zotëri Kurtin ta propozojë kandidatin për Kryeministër, ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do t’i dërgohet sërish. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.


Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar sot zyrtarisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës, por që ky i fundit ka deklaruar që nuk mund të takohet me Thaçin pasi nuk është në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz