back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeReagimi i Adem Mikullovcit, njërit nga protagonistët kryesor të 2 korrikut të...

Reagimi i Adem Mikullovcit, njërit nga protagonistët kryesor të 2 korrikut të vitit 1990

Të ngjajshme

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende...

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave...

“Gjema pikën…”, Toney relakson Arditin me masazh

Një situatë interesante është krijuar këtë të hënë në...

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Pjesë e këtij kuvendi ishte edhe aktori i njohur Adem Mikullovci i cili sot ka bërë një falenderim për gjithë qytetarët që po e festojnë 2 Korrikun, e po e përkujtojnë këtë vendim legjitim të kuvendit të athershëm, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Adem Mikullovcit:

Në emër të,të gjithë Deputetëve të 2 Korrikut dhe Deklaratës Kushtetuese-falënderoj gjithë qytetarët që po e përkujtojnë dhe po e festoinë këtë vendim legjitim të kuvendit.

Deklarata ishte,është dhe mbetet gurëthemel i ShTETËSISE së KOSOVËS.

2 Korrik 2020

Adem Mikullovci

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz