Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, kanë mbajtur një konferencë ku gjatë saj kanë folur edhe për gërmimet në Zubin Potok.
Gjatë konferencës, është bërë e ditur se, policia, dosjen për hetimin e këtij rasti e kanë pranuar për hetim nga viti 2018.
‘’Mundem me thënë me plotë përgjegjësi se nga dokumentacioni i trashëgum kemi pa një angazhim mjaft dinamik të kërkimi të lokalizimit dhe kërkimit të varrezave në atë pjesë. Nëse flasim në periudhën 1999 deri në vitin 2018 janë realizu gjithsejtë 17 gërmime në atë zonë me përqendrim nëpër fshtra por kryesisht nëpër pjesën perëndimor të Zubin Potokut’’, është thënë në konferencë sot nga drejtori i drejtorisë per krime lufte.