Rashica, Rashica, Rashica! Shijoni super-golin e përfaqësuesit kosovar ndaj Schalkes
BILLI
Lexo edheAnkesat në referim s’kanë të ndalur, kësaj radhe ankohet Drenica
Werder Bremen ka kaluar në epërsi kundër Schalke, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë që është duke u zhvilluar momentalisht në Gelsenkirchen Stadion.
Dhe kush tjetër pos Milot Rashicës, i cili realizoi njërin prej golave më të bukur të këtij edicioni në garën e dytë për nga rëndësia në futbollin gjerman.
Më poshtë mund ta shijoni golin fantastik të përfaqësuesit verdhë e kaltër.
Lexo edheAnkesat në referim s’kanë të ndalur, kësaj radhe ankohet Drenica
Anësori i kombëtares kosovare realizoi në minutën e 65-të, derisa shtatë minuta më vonë shënoi edhe Klaassen për 0-2.
Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në fund, derisa Werderi është afër ta prekë gjysmëfinalen e DFB Pokal.