Drenica i është bashkuar një numri klubesh të Ipko Superligës së Kosovës në një varg ankesash ndaj ndarjes së drejtësisë në fushë, duke e akuzuar gjyqtarin Alban Shala për, siç thotë, gjykim të njëanshëm në barazimin pa gola me Gjilanin.
Drenica, e cila renditet në mesin e tabelës në Superligë, u ndal me barazim nga Gjilani në Skenderaj, por tani shpreh zemërimin duke pohuar se iu anulua një gol “i rregullt”, raporton Gazeta Express.
Shkrimi i plotë i Drenicës në Facebook:
Reagim, Reagim, Reagim…
Jo rastësisht e nisim këtë shkrim me perseritjen e fjalës reagim, pasi që ne si klub, po vazhdojmë të demtohemi nga gjyqtarët dhe askush nuk po merr masa ndaj tyre dhe nuk po ka reflektim, që Drenicës t’i referojnë drejtë. Skuadra jonë luajti baraz edhe me Ferizajn (0:0) në Skenderaj, por nuk patëm asnjë ankesë në referim.
Drenica nuk po kerkon të fitojë me favorizim nga gjyqtarët, por po reagojmë për drejtësi për të mos mohuar djersën e lojtarëve dhe angazhimin e tyre.
Sot gjyqtari, Alban Shala, gjatë gjithë ndeshjes ka favorizuar ekipin e Gjilanit, në faulle dhe në nderprerje, këto gjëra janë parë hapur dhe për qudi nuk gjykoheshin nga gjyqtari Shala. Po të shohim xhirimet gjatë gjithë ndeshjes Alban Shala, nuk ka gjykuar shumë faulla për ne, kurse për Gjilanin gjykonte çdo gjë, kurse në minutën e 23′ doli në skenë asistenti Erduan Baliqi, që anuloi golin e rregullt për skuadrën tonë dhe ka ndikuar direkt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes(shih foton) si dhe vendosjen e gjyqtarit, qe nuk ishte fare ne vi.
Deri kur do të vazhdojë ky ‘avaz’ i gjyqtarëve kundër Drenicës… ne ende nuk kemi parë reflektim nga ana e FFK-së dhe gjyqtarëve për të gjykuar drejt në ndeshjet e Drenicës!
Drenica – Gjilani 0:0