Raportohet se një i ri nga Malisheva humbi jetën në Itali, dyshohet se u mbyt në lum
dp

Lexo edheGjykata Themelore e dënon Avni Zogianin e VV-së për shpifje ndaj Ferat Shalës

Sipas informacionit të deritanishëm, bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinovi të Italisë.
Ngjarja ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit, të cilëve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Autoritetet lokale në Itali pritet të sqarojnë më shumë rreth rrethanave të rastit, ndërsa familja është njoftuar për tragjedinë. /Klina info

Lexo edheGjykata Themelore e dënon Avni Zogianin e VV-së për shpifje ndaj Ferat Shalës