back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRaportohet se disa figura të larta të LDK’së kanë kundërshtuar koalicionin e...

Raportohet se disa figura të larta të LDK’së kanë kundërshtuar koalicionin e ri

Të ngjajshme

Zhegrova zbulon se a do të luajë në derbi kundër Interit

Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit,...

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtyrë publikimin e emrave të ministrave, pas pezullimit të dekretit të presidentit për Qeverinë e re.

Për përbërjen e kabinetit, kjo parti do të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të merret gjatë këtij muaji.

Ndërsa, burime të KOHA-s kanë bërë të ditur se ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë pjesë Qeverisë Hoti, të cilën LDK-ja synon ta formojë me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet, raporton KTV.

Një gjë të tillë, nuk e ka mohuar, por as pohuar sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi në një konferencë për media të shtunën.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme të kryesisë pakënaqësi për këtë koalicion kanë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Por, Abrashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje.

Përveç LDK-së, vendimin e Kushtetueses ka thënë se do ta respektojë edhe partneri i mundshëm i saj, AAK-ja.

Masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj dekretit të presidentit për mandatarin Avdullah Hoti, do të zgjasë deri më 29 maj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz