Raportimi për sulm ndaj të miturës në Leposaviq del i pavërtetë, pamjet hedhin dritë mbi ngjarjen
dp

Lexo edheMarmullakaj: Kuvendi shkeli ligjin për Sekretarin e Përgjithshëm, përgjegjësi ka edhe Haxhiu e Konjufca

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më dje rreth orës 00:30, kur një shtetase e Serbisë është paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se vajza e saj ishte sulmuar nga një mashkull.
Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se deklarata e ankueses nuk ishte e vërtetë. Sipas gjetjeve, vajza e mitur kishte qenë ajo që kishte sulmuar personin në fjalë.
Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheMarmullakaj: Kuvendi shkeli ligjin për Sekretarin e Përgjithshëm, përgjegjësi ka edhe Haxhiu e Konjufca
“Leposaviq / 11.04.2026 – 00:30. Një femër shtetase e Serbisë është paraqitur në stacion policor së bashku me vajzën e saj të mitur dhe kanë deklaruar se vajza është sulmuar nga një mashkull. Pas verifikimit të informatës dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë. Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt”.