Raporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit
dp

Lexo edhe“A po tërhiqet Hamza për këtë arsye?” Totaj: Aktgjykimi i Hagës ndikoi në PDK

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me trafikimin me njerëz në Kosovë.
Sipas Ramadanit, ky raport evidenton mangësi serioze në luftën kundër trafikimit në Kosovë.
“Më pak ndjekje penale, dënime të buta dhe viktima që nuk marrin mbështetjen e duhur. Është e dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit. Qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë, por për siguri, drejtësi dhe një shtet që qëndron pranë tyre!”, ka shkruar ai.

Lexo edhe“A po tërhiqet Hamza për këtë arsye?” Totaj: Aktgjykimi i Hagës ndikoi në PDK
Ramadani ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogari nga institucionet për dy çështje që lidhen me këtë situatë.
“Çfarë po bëhet për të ndalur trafikimin? Pse viktimat nuk po marrin mbështetjen e nevojshme afatgjatë? Këto nuk janë çështje që mund të mbulohen me konferenca e deklarata!”, ka shkruar ai.