Ramadani kritikon institucionet pas raportit amerikan për trafikimin me njerëz, kërkon përgjegjësi dhe llogari
dp

Lexo edheRaporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit

Sipas Ramadanit, ky raport evidenton mangësi serioze në luftën kundër trafikimit në Kosovë.
“Më pak ndjekje penale, dënime të buta dhe viktima që nuk marrin mbështetjen e duhur. Është e dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit. Qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë, por për siguri, drejtësi dhe një shtet që qëndron pranë tyre!”, ka shkruar ai.
Ramadani ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogari nga institucionet për dy çështje që lidhen me këtë situatë.

Lexo edheRaporti i DASH-it, Ramadani: E dhimbshme kur shteti nuk arrin t’i mbrojë më të pambrojturit
“Çfarë po bëhet për të ndalur trafikimin? Pse viktimat nuk po marrin mbështetjen e nevojshme afatgjatë? Këto nuk janë çështje që mund të mbulohen me konferenca e deklarata!”, ka shkruar ai.