Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen kokainë, marihuanë dhe para
dp

Lexo edheKos: Mali i Zi ka bërë pothuajse gjithçka që nevojitet në procesin e integrimit evropian

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:40, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 0.46 gramë substancë e dyshuar si kokainë, 5.72 gramë marihuanë, 360 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe një motoçikletë, me të cilën dyshohet se kishte tentuar të largohej nga Policia.
I dyshuari është ankuar se kishte lënduar krahun gjatë tentimit për t’u larguar, për çka ka pranuar tretman mjekësor.
Pas trajtimit mjekësor, ai është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim përkatës, është ndaluar për 48 orë.

Lexo edheKos: Mali i Zi ka bërë pothuajse gjithçka që nevojitet në procesin e integrimit evropian
Rasti do të trajtohet nga organet kompetente.