BallinaLajmeRaporti i BERZH-it: 10.5 për qind kishte rritje ekonomike Kosova në vitin...

Raporti i BERZH-it: 10.5 për qind kishte rritje ekonomike Kosova në vitin 2021

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Në Prishtinë është prezantuar raporti i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i titulluar “Rritja e Sistemit: Sigurimi i Dividendit Digjital”.

Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës është rimëkëmbur fuqishëm në vitin 2021.

“Pas tkurrjes prej 5.3 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës u rrit për 10.5 për qind në vitin 2021, sipas vlerësimeve fillestare. Kjo rimëkëmbje e fuqishme u nxit nga një zgjerim i fortë i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, i mbështetur nga sektori i jashtëm i favorshëm dhe flukset e ringjallura nga diaspora. Edhe konsumi i brendshëm dhe investimet u rritën. Teksa projeksionet janë që ekonomia të vazhdojë të rritet, shtimi i pasigurive globale dhe dobësitë e mundshme në mjedisin e jashtëm mund ta frenojnë rritjen”, thekson raporti, transmeton KlanKosova.tv.

“Kosova ka një popullatë të re dhe ndërmarrëse, e cila është në pozitë të mirë që të përfitojë nga bumi i shërbimeve digjitale. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta ndihmuar Kosovën të mbyllë hendekun e perceptuar ndërmjet arsimit dhe biznesit, si dhe për të siguruar themelin që vendi të lulëzojë në ekonominë digjitale, në mënyrë që talentet më të mira të vendit të qëndrojnë këtu”, ka thënë Neil Taylor, shefi i BERZH-it në Kosovë.

Ndër të tjera, është theksuar angazhimi i BERZH-it në Kosovë, ku është potencuar investimi prej 600 milionë eurosh, që nga fillimi i operimit.

Kurse ky raport është publikuar në ditën kur Qeveria Kurti 2 ka mbushur një vit që nga votimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz