back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj takohet me investitorët italian

Ramush Haradinaj takohet me investitorët italian

Të ngjajshme

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më...

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në...

OPTA parashikon favoritët e Botërorit 2026

Spanja është favoritja e madhe për të fituar Botërorin...

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, priti në takim investitorët italianë nga Kompania “Consorzio Servizi Integrati”, të kryesuar nga përfaqësuesit e kompanisë, Paolo Olmi dhe Domenico Bonanno, të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në Kosovë në energjinë e ripërtritshme.

Kryeministri Haradinaj, mirëpriti gatishmërinë e investitorëve italianë dhe i falënderoi që kanë zgjedhur Kosovën, si vend për të shtrirë potencialin e tyre, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Jemi duke punuar në përmirësimin e legjislacionit përkatës, i cili do të krijojë lehtësira dhe do të favorizojë investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe për këtë kemi edhe Ligjin për Investime Strategjike”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me një investitorë privat amerikan, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e që është investimi më i madh në Kosovë, por krahas saj energjia alternative është një prej burimeve shumë të rëndësishme që do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit.

Investitorët italianë, nga ana e tyre, falënderuan kryeministrin për gatishmërinë që Qeveria t’u krijojë hapësirë dhe kushte më të mira investimeve nga jashtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz