BallinaLajmeRamush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllanë e vrarë në një...

Ramush Haradinaj me një dedikim emocional për vëllanë e vrarë në një atentat në Deçan

Të ngjajshme

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enver Haradinajn. Në përvjetorin e vrasjes së vëllait, kryeministri është shprehur se Enveri triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, ka shkruar kryeministri.

24-vjeçari Enver Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së u vra të premten e kaluar nga persona të panjohur, në rrugën Pejë – Deçan.

Hetimet për këtë vrasje tashmë janë mbyllur pas pesë muajve nga vrasja.

Sidoqoftë, dorasi i vëllait të Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet i pazbuluar.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz