Ramos pret dru pa leje, dënohet me këtë shumë
01

Lexo edheE TURPSHME: Klubit të futbollit kosovar i vidhen 13 topa, Policia e Kosovës fillon procedurat

Kompania e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, Aguilena de Inversiones SA, është dënuar me 250.000 euro, për shkak se ka prerë disa pemë qindravjeçare.
Të premten një gjykatë në Madrid e shpalli fajtore kompaninë dhe e ka urdhëruar që përveç gjobës, të gjejë pemë të reja dhe të mbulojë financiarisht edhe rimbjelljen e zonës, raporton Diario AS.
Kompania e Ramosit kishte prerë pemë në zonën La Moraleja në Madrid, pa asnjë autorizim nga bashkia, ndaj në janar nisi gjyqi.

Lexo edheE TURPSHME: Klubit të futbollit kosovar i vidhen 13 topa, Policia e Kosovës fillon procedurat
Rreth 90 pemë të specieve të ndryshme, nga pishat tek ullinjtë, u prenë në mënyrë të paligjshme nga kompania e Ramos, i cili e ka nisur sezonin me ri me një dënim aspak të vogël, edhe pse për të është një shifër jo e madhe.