back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportE TURPSHME: Klubit të futbollit kosovar i vidhen 13 topa, Policia e...

E TURPSHME: Klubit të futbollit kosovar i vidhen 13 topa, Policia e Kosovës fillon procedurat

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Klubit të futbollit të femrave, Kijevës, iu janë vjedhur në mënyrë të turpshme 13 topa. 

- Advertisement -

Topat janë rrëmbyer nga persona deri më tani të paidentifikuar mbrëmë në zhveshtoret e stadiumit “Liman Gegaj”.

“Sot ekipi ynë mori një lajm mjaftë të rëndë për ne, në zhveshtoret e Stadiumit “Liman Gegaj” mbrëmë na janë vjedhur 13-të Topa të futbollit. Klubi ynë është në hapat finalizues të funksionimit si ekip serioz andaj me shumë mund dhe me ndihmen e njerëzve të vullnetit të mirë ne kemi arritur t’i sigurojmë ata topa që për neve ishin pjesë e pandashme e punës.

Mbi të gjitha kjo duhet të jetë edhe ngritje e vetëdijes institucionale që të shtohet niveli i sigurisë në objektet sportive sidomos në Stadiumin “Liman Gegaj” ku funksionojnë shumë klube sportive të cilat janë duke japur një kontribut të madh në sensibilizimin dhe masovizimin e sportit në Malishevë.

Në klubin tonë pothuajse ç’doherë i kemi afër 30 vajza që vijojnë rregullisht procesin stërvitor andaj ky dëm që na është bërë sadopak na ka kthyer mbrapa mirëpo edhe përkundër kësaj që ndodhi klubi do të bëjë zgjidhje.

Njëherit ju njoftojmë që rasti është nën hetime ku falënderojmë në mënyrë të veçantë Policinë e Kosovës dega në Malishevë të cilët ju përgjigjen thirrjes për ta hetuar rastin ku besojmë që shumë shpejtë rasti të zbardhet dhe dorasit ta marrin dënimin e merituar për sulmin ndaj klubit dhe institucionit publik, duke shpresuar që kjo e keqe të mos i ndodhë asnjë klubi tjetër që funksionon në qytetin tonë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz