Ramiz Lladrovci përfundimisht i ndarë nga PDK-ja, KQZ e certifikon partinë e tij të re
dp

Lexo edheBefasi në Pejë, ish-drejtori i Gazmend Muhaxherit, kandidat i pavarur për kryetar

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se është i lumtur se pas kërkesave të simpatizantëve do të mund të kërkoj edhe njëherë besimin qytetar.
“Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas. Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat. Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin Bashkë, vazhdojmë, +4”, ka shkruar Lladrovci.
Ndërkaq zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 12 tetor. /Lajmi.net/

Lexo edheBefasi në Pejë, ish-drejtori i Gazmend Muhaxherit, kandidat i pavarur për kryetar